Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) në bashkëpunim me Këshillin Kosovar për Raportim Financiar (KKRF) kanë përgatitur planin e veprimit për implementimin e obligimeve të dala nga Marrëveshja e bashkëpunimit, me ç ‘rast kanë organizuar seminar për Inspektorët Tatimorë me temën: Raportimi i Pasqyrave Financiare sipas Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.
Ashtu siç është përcaktuar në Marrëveshje, përfaqësuesit e KKRF realizuan seminarin e parë për inspektorët tatimorë nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj, Zyrat Rajonale Prishtina1, 2 dhe 3.
Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte informimi i inspektorëve tatimorë lidhur me kërkesat të cilat 2-002rrjedhin nga Ligji për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, si dhe kërkesat sipas Udhëzimeve Administrative përkatëse.
Inspektorët tatimorë në detaje u informuan se në kuadër të metodologjisë së punës së inspektimit tatimor, do të përfshihet edhe inspektimi lidhur me shkallën e përmbushjes së kërkesave që dalin nga Ligji për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.
Sipas Marrëveshjes në fjalë, KKRF do të vazhdoj me seminare të radhës edhe në Zyrat tjera rajonale të ATK-së, si dhe deri në fund të vitit do të informoj të gjithë inspektorët tatimor për kërkesat sipas Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.